Një grua ka raportuar të shtunën në polici se gruaja që kujdesej për fëmijën e saj ia ka rrahur atë.
Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare e cila ishte kujdestare e fëmijës së saj ia ka rrahur fëmijën. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.