Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur prindërit detyrohen që t’i denoncojnë fëmijët e tyre në Polici, për shkak të dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga ta. E një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Grabovc i Ulët në komunën e Fushë Kosovës.
Sinjali mëson se dje pasdite ka ndodhur një fjalosje mes një personi të moshuar dhe të birit të tij, me ç’rast ky i fundit e ka kërcënuar me vdekje babain e tij.
40-vjeçari i është drejtuar babait të tij me fjalët “kom me të vra, kom me të pre me sakicë”, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe shqetësim te 76-vjeçari i cili rastin e denoncoi në Polici.
Njësitet policore kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në stacion për intervistim personin e dyshuar, ndaj të cilit me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.