Nj ngjarje jo e mirë ka ndodhur në Drimadhes.
Një jaht 17 metra i gjatë është fundosur në det ne zonën e Drimadhes.
Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë në spirancë rreth 130 metra larg bregut të detit.
Sipas policisë fatmirësisht jahti nuk ka pasur njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.
Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhes.
Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.