Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot banorët e lagjes Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë.
Sipas njoftimit, kjo po bëhet për shkak se është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypinmagjistral.
Ujësjellësi ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00-15:00.
“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë”.
“Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në komunikatën për media.