Dështimi i arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave në Bruksel, ka nxitur reagime të shumta.
Së fundmi një reagim për situatën e krijuar ka ardhur nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
“Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Europian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve – dhe në veçanti Kosovës – të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Europian”, ka shkruar ai në Tëitter.
Po ashtu, ai tha se Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin e BE-së, por tha se ajo duhet ta bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të ecur përpara drejt një perspektive europiane të të dyja vendeve.