Femra, e cila u komentua në rrjetet sociale si e dashura e Stresit, është protagoniste në videoklipin e radhës të këngëtarit.
I ftuar në “Ftesë në 5”, Arkimed Lushaj mohoi të ketë një romancë mes tij dhe vajzës, me të cilën publikoi një fotografi në Instagram disa ditë më parë – transmeton Top Channel.
“Kjo është një këngë. Gabimi është vetëm imi. Kur shkrepëm foton, e hodha pa e menduar që do të bëhej kaq e madhe”.
“Dikush mund ta ketë nxjerrë për t’i bërë keq vajzës. Nuk e njoh shumë, ka qenë atë ditë në videoklip. Edhe shkrimi im ishte pak provokativ”,ka sqaruar reperi.
Ai u shpreh se aktualisht nuk është në një lidhje, por dëshira më e madhe është të bëhet prind.
“Unë jam ‘single’ aktualisht. Bëj jetën time më së miri. Dëshira ime më e madhe është të bëhem baba. Dua tre fëmijë. Do të jem babai më i mirë në botë”, është shprehur ai.