Kompania private ‘Eco Company’ ka filluar pastrimin e bërllokut në kryeqytet, pasi punëtorët e kompanisë e mirëmbajtjes se qytetit kanë hyrë në grevë.
Eco Company është nga komuna e Ferizajt, ndërsa në fotografitë e dërguara nga lexuesit, shihet se pastrami i mbeturinave është bërë në rrugën ‘Rexhep Luci’ në kryeqytet.
Prej dje, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, kanë hyrë në grevë.
Kjo ka bërë që Prishtina dhe qytetet tjera të “mbyten” në mbeturina. Kërkesa e punëtorëve është rritja e pagave. Për çështjen e mbeturinave, sot, i pari i Prishtinës, tha se vendimi i punëtorëve të “Pastrimit” ka pasur ndikim të rëndë në pastërtinë e komunës.
“Pastrimi” ka kërkuar shtrenjtimin e faturës, për çka drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se janë duke bërë analizë financiare.