FOTO- Këta janë të dyshuarit që rrahën e bënë ‘llom’ imamin në Podujevë

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00, Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur nga 3 persona, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi, mëson se personat e dyshuar të cilët e sulmuan imamin janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

Insajderi mëson se tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyren e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si eksremistë fetarë.

Imami i xhamisë Zeqir Berisha, sipas burimeve të Insajderit i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *