Foto e çiftit shqiptar që i ndau aksidenti në Itali dhe djalit të tyre të ndjerë 1-vjeç

Personat që shihni në foto janë Orjol Lame, 30 vjeç, Shane Hyseni 22 vjeç, burrë e grua dhe djalit të tyre të ndjerë 1-vjeç.

Personat në fjalë përveç Orjolit, bashkë me motrën dhe vëllanë e Shanes, konkretisht 8-vjeçarja Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni, humbën jetën në një aksident në Itali.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida, në provincën e Reggio Emilia, dhe la të plagosur Orjolin, ndërsa mori jetën e Shanes, djalit të saj Mattias, motrës Rejana dhe vëllait Resat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *