Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Spitalin e Pejës.
Policia me anë të raportit 24-orësh bën me dije se në Spital është sjellë pa shenja jete një foshnje nëntë muajshe.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar dhe mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.