Formacionet zyrtare: Ballkani për fitore, Liria për rezultat pozitiv

Ballkani dhe Liria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi është nikoqir i rivalëve rajonal në ndeshjen e parë të kësaj xhiro, e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës e ka mbyllur fazën e parë pa humbje, por pasi e mbylli me barazim ndaj Prishtinës, synon ta nis me fitore fazën e dytë të ndeshjeve.

Në anën tjetër, prizrenasit kanë pësuar kater humbje radhazi dhe duan t’i kthehen rezultateve pozitive pasi skuadra është përgatitur maksimalisht gjatë pushimit ndërkombëtar.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

BallkaniKoliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Gripshi; Zyba, Ramadani; Tolaj, Gripshi, Kryeziu; Berisha;

LiriaShala; Dube, Topalaj, Spahiu, Zenunaj; Gavazaj, Beseni, Stafa; Alidema, Tijueza, Bunjaku; 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *