Fluks i madh i bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë, kolona deri në 100 metra

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 06:37) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dal nga Kosova është 15-20 minuta, dhe kolona ka shkuar deri në 80-100 metra.

Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se tek pikë kalimi kufitar në Merdar pritja për të dal nga Kosova është 20-25 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 60-80 metra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *