Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së dhe sipërmarrësi kosovar në SHBA, Florim Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti gjithçka që ka folur ka gënjyer.
Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se i ka kërkuar Kurtit ta respektojë himinin e Kosovës, por sipas tij, i ngrijke këmbët si ‘thiu në akull’.
“Me Amerikën është zor me u pajtu. Unë nuk pajtohna që meritojmë qekaq. Nuk meritojmë me ardh në qeveri një qeveri me një njeri që gjithcka që ka fol na ka mashtru. Unë jam kon aty, nuk jena qu për himnin e Kosovës, qu bre qohum, i ngulke këmbët si thiu në akull, jo nuk qohna”, tha ai.
Tutje, Krasniqi shtoi se Kurti thoshte se nuk i pëlqen as himni e as flamuri i Kosovës, ndërsa sot pshtjellet me të.
“Nuk është i mirë as himni as flamuri, tash pshtjellet me to”.
Krasniqi thotë se Kosova nuk e meriton një mashtrues si Albin Kurti, sic e quan ai.
“Krejt cka ka thon para se me ardh në pushtet ka rrejt. More gjithcka, nuk shkoj në Bruksel tash me vrapë e në Bruksel. Kosova nuk meriton asi mashtruesi”, tha mestjerash Krasniqi.