Florida ndalon veprat e Uilliam Shekspirit deri në klasën e 12-të

Nxënësit në Florida do të lexojnë vetëm fragmente nga dramat e Uilliam Shekspirit në klasë dhe jo tekstet e plota nën udhëzuesit e ridizajnuar të kurrikulës deri në klasën e 12-të.

Ndryshimet në udhëzuesit e kurrikulës së Shkollave Publike të Qarkut Hillsborough u bënë duke pasur parasysh ligjet e reja të Floridës, që ndalojnë diskutimin në klasë rreth orientimit seksual ose identitetit gjinor.

“Arsyet e tjera përfshinin standardet e rishikuara shtetërore dhe një përpjekje për t’i shtyrë studentët të lexojnë një shumëllojshmëri të gjerë librash për provimet e reja shtetërore”, njoftoi distrikti shkollor përmes një deklarate, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Së pari dhe më kryesorja, ne nuk e kemi përjashtuar Shekspirin nga programi ynë i shkollës së mesme. Studentët do të kenë ende libra fizikë për të lexuar fragmente në klasë. Udhëzuesit e kurrikulës rishikohen dhe rafinohen vazhdimisht gjatë gjithë vitit për t’u përshtatur me standardet shtetërore dhe ligjin aktual”, thuhet në deklaratë.

Vendimi në Tampa, është pasoja më e fundit nga ligjet e miratuara nga legjislatura e kontrolluar nga republikanët e Floridës,  dhe e mbështetur nga guvernatori Ron DeSantis gjatë dy viteve të fundit. Libri renditet ndër  100 më të nënshtruarit e përpjekjeve të censurës gjatë dekadës së fundit, siç është përpiluar nga Shoqata Amerikane e Bibliotekave./Klankosova.tv/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *