Florian Marku do ndeshet pas pak ditësh për të mbrojtur titullin kampion të peshave mesatare në boks, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
Teksa ka pak ditë që kanë dalë çmimet e biletave, Florian Marku ka marrë mjaft kritika për çmimet e tyre.
Kjo gjë e ka acaruar shumë kampionin shqiptar, i cili deklaroi se çmimet nuk i vendos ai dhe nuk e kupton këtë acarim të tifozëve. Sipas tij nëse ai do të kishte diçka në dorë, do ta bënte gjithë eventin pa pagesë.
“Mos iu dukem gjë organizatori Boxxer ose SkySports unë? Unë menaxhohem nga dikush. A mendoni se unë i vendos çmimet e biletave ose marrë lekët e biletave? Kam bërë luftë për të ardhur këtë verë në Tiranë dhe ishte gati të prishej kontrata vetëm e vetëm për të ardhur e për tu ndeshur në vendin tim! Me githë zemër jam munduar sepse nuk kanë dashur ta bëjnë një organizim të tillë në Shqipëri. Jam munduar me shpirt mbas 5 vitesh afërsisht të rikthehem në shtëpi. Biletat fillojnë nga 16 euro as ndeshjet e futbollit që zhvillohen cdo javë nuk e kanë atë cmim. Të ishte për mua do doja të ndeshesha para 50.000 shqiptarve pa bileta, falas cdo gjë, për një titull botëror. Të qahesh për 16 euro për një ndeshje që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e boksit shqiptar është turp”, u shprehë Marku.