Flet pronari i “Venom” pas sulmit me kallasha, a do të mbahen më ndejat në këtë diskotekë?

Mbrëmë, diskoteka “Venom”, u sulmua me kallasha nga disa automjete që ishin në lëvizje.

Fatmirësisht, askush nuk u vra apo lëndua, shkruan Neutral.al

Në lidhje me këtë sulm ka folur pronari i diskotekës, Lekë Duhanaj.

“Po është e vërtetë që ka ndodhë sulmi, ka ndodh rreth orës 23:09. Kemi marrë masa, ndonjë detaj të ri s’kemi. Policia është duke u marrë me rastin. Ndejat kanë me vazhdu me u mbajtë njësojë”, tha ai për Insajderin.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij sulmi./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *