Flet personi që i mori jetën 5-vjeçares pasi e goditi me motor uji në Himarë, tregon se si ndodhi ngjarja

Vdekja tragjike e 5-vjeçarit në Himarë ka tronditur mbarë opinionin publik.

5-vjeçari u përplas për vdekje këtë mesditë nga një skaf në sy të prindërve, të cilët kishin shkuar në Himarë për pushime.

Mësohet se drejtuesi i skafit Arjan Tase ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *