Flet babai i 11-vjeçares që vdiq si pasojë e zjarrit në Gjakovë

Pas zjarrit që kishte kapluar një banesë në Gjakovë në orët e para të së hënës kishte mbetur e vdekur një 11 vjeçare.

Bekim Qukani babai i saj kishte arritur të shpëtonte djalin e tij, ndërsa ai thotë se edhe pse kishte pasur vajzën afër para se të flinin, kur ishte zgjuar nuk e kishte parë për shkak të tymit të madh që kishte kapluar banesën.

“Mbas një kohe më ka dal gjumi, vajzën nuk e kam parë se ku ishte prej tymit të madh. Djalin e kam parë në flakë dhe e kam larguar dhe kemi dalë nga banesa. Si ka ardhur deri te zjarri nuk e di”.

“Gruaja ka qenë te familja e saj, atë e kam telefonuar nga komshinjtë, dhe më pas ka ardhur. Vajza pas dy muajve ka pasur t’i mbushë 12 vjet. Ka qenë e palëvizshme që nga lindja, si ajo edhe djali. Tani s’kam më shtëpi, vet i treti jam dhe nuk kam ku të shkoj”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *