Fituesi i Festivalit të RTSH-së nuk do të shkoj në Eurovision: Si do të përzgjidhet përfaqësuesi për garën europiane?!

Në fund të vitit do të mbahet festivalit i këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Këtë vit ky event do të moderohet nga Arbana Osmani nën regjinë e Eduart Grishaj.

Në garë në mesin e 26 performancave do të jenë emra si Fifi, Elsa Lila, Rovena Dilo, Evi Reçi, Petrit Çerkaxhiu, Manjolla Nallbani etj…

Por, ndryshe nga dekadat e fundit fituesi i Festivalit nuk do të shkoj në Eurovision.

Pasiqë gjithmonë është bërë zhurmë për përzgjedhjen e këngës për kompeticionin europian, është zgjedhur një formulë e re. Juria do të zgjedh vendin e parë të festivalit, teksa publiku përmes votimit do ta dërgoj të preferuarin në EuroSong./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *