Fiton çmimin ‘aktorja më e mirë në një dramë’ artistja shprehet se…

Zendaya ka bërë zyrtarisht historinë në “Emmy Awards 2022”.

Me fitoren e saj të dytë për aktoren kryesore të shquar në një seri dramatike për Euphoria në “Emmys 2022”, 26-vjeçarja bëhet dy herë fituesja më e re në historinë e “Emmys” dhe gruaja e parë me ngjyrë që fiton “Emmy” për aktoren kryesore.

E veshur me një fustan Valentino dhe bizhuteritë Bulgari, ajo filloi fjalimin e saj duke falënderuar HBO-në “për krijimin e një hapësire kaq të sigurt për realizimin e kësaj shfaqjeje shumë të vështirë”.

“Faleminderit që besoni në mua, madje edhe në momentet kur nuk besoja në veten time”.

Zendaya vazhdoi, “Dëshira ime më e madhe për Euphoria ishte që ajo të mund të ndihmonte në shërimin e njerëzve dhe unë thjesht dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ndarë historinë e tyre me mua”.

Në vitin 2020, aktorja fitoi “Emmy”-n e parë dhe këtë vit u nominua në katër kategori.

Zendaya (Foto: Getty Images)

“Euphoria ka qenë një terren i mrekullueshëm mësimi për mua”, tha Zendaya për Vanity Fair.

Në Creative Arts Emmy Awards , “Euphoria” fitoi pesë trofe nëpër kategori të ndryshme.

Produksioni nuk ka filluar akoma me sezonin e tretë të kësaj drame, por Colman Domingo ka ngacmuar fansat herë pas herë rreth kësaj.

Duhet theksuar që “The White Lotus”, “Ted Lasso” dhe “Succession” morën disa nga çmimet më të mëdha të natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *