Fillon Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK-së, nuk lejohen mediat të hyjnë brenda

Prania e mediave në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk është lejuar. Kjo iu është kumtuar gazetarëve nga dy  zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton drejtpërsëdrejti nga vendi i ngjarjes ka bërë të ditur se Kuvendi do të fillojë nga ora 11;00.

Të premten, FFK-ja ka ftuar kuvendin, në të cilin delegatët do të votojnë miratimin e Statutit të ri.

E njëjta kishte ndodhur edhe në prill të vitit të kaluar ku në Kuvendin zgjedhor të FFK-së, mediat nuk u lejuan që të ishin te pranishme.

Një reagim ka ardhur nga dy presidentët e Dritës, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli kanë reaguar për draft statutin e FFK-së.

FC Drita ka reaguar duke thënë se draft Statuti i FFK-së ka shkelje të rënda dhe jo vetëm. E njëjta ka publikuar një sërë shkeljes të cilat pretendon se janë evidentuar nga juristë të fushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *