Artistja e mirënjohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi prej muajsh po shijon një histori të bukur dashurie.
Këngëtarja nga Ferizaj pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP zbuloi se ka nisur një romancë me Adis Patushin.
Dyshja që atëherë nuk i kanë kursyer postimet dhe dedikimet e ndryshme për njëri-tjetrin.
E të tilla çifti kanë bërë edhe së fundmi teksa shihen duke udhëtuar drejt Amerikës për koncertin e radhës të Fifit.
“Le të humbim së bashku”, ka shkruar këngëtarja sipër imazhit ku Adisi qëndron me kokë të vendosur në krahët e saj.
Ndërkohë, njëjtë ka vepruar edhe Adisi i cili me një foto me partneren e tij shkruan: I pafajshmi dhe e bukura.
Ndryshe, Fifi krahas angazhimeve me mbrëmje muzikore ku Adisi i qëndron përherë afër, prej javësh ka paralajmëruar edhe një projekt të ri.
Kënga mban titullin “Trauma” dhe pritet të publikohet së shpejti.