Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë në luftë me njëra tjetrën, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka bërë thirrje dy shteteve që të bëjnë një armëpushim për një muaj, gjatë turneut të Kupës së Botës.
Duke folur në samitin G20, Infantino theksoi se Kupa e Botës cilësohet një platformë unike për paqe dhe unitet,pasi ky turne në Katar do të ndiqet nga rreth 5 miliardë njerëz nga ekrani.
“Lutja ime për të gjithë ju është që të mbani armëpushim për një muaj, aq sa zgjat Kupa e Botës”, u shpreh Infantino në Indonezi.