FFK lëshon sqarim rreth deklaratës së Muriqit që bëri jehonë të madhe para ndeshjes me Izraelin

Vedat Muriqi ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.

Muriqi ka thënë se nuk po ndihen në presion, por sipas tij, nuk po i kuptojnë veprimet e Izraelit.

“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasë probleme. Nuk i kanë pasë policët e vet, po vinë me luajt futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve”, është shprehur Muriqi për Klan Kosova.

“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”.

Megjithatë, Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar duke thënë se deklarata e Muriqit është keqkuptuar, pasi sulmuesi e kishte pasur fjalën për muajin mars, në udhëtimin për Tel Aviv.

“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar. Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit. Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *