Festohet “Dita e Republika Sërpskës”, reagojnë Bosnja dhe ndërkombëtarët, prezent djali i Vuçiq dhe djali i Ratko Mladiçit

Përkundër kundërshtimeve dhe paralajmërimeve të ndërkombëtarëve, Republika Sërpska ka shënuar sot 9 janarin, të ashtuquajturën “Ditën e Republikës”. Për herë të parë një event i tillë është organizuar në Sarajevnë Lindore. Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e kishte shpallur si antikushtetuese këtë festë në 2 raste, por megjithatë autoritetet e Republika Sërpskës shënuan sot 9 janarin me disa ceremoni.

Presidentit të Republika Sërpskës, Millorad Dodik, iu bashkëngjit edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq, dhe përfaqësues të tjerë të Republikës së Serbisë.

Aty ishin prezent poashtu edhe djali i presidentit serb Aleksandr Vuçiq dhe, atij të Ratko Mladiçit.

Reagime nga Sarajeva dhe ndërkombëtarët

Kremtimi i ditës së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Republika Sërpskës në vitin 1992, që nisi edhe konfliktin e armatosur, e gjykuan autoritetet boshnjake në Sarajevë.

“Përkujtimi i ri i 9 janarit i organizuar në Sarajevën Lindore, e më parë edhe në Banja Llukë, pavarësisht vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sipas ligjeve të Bosnjë e Hercegovinës, është vepër penale dhe për këtë arsye duhet të dënohet dhe parandalohet në të ardhmen. Mosndëshkimi inkurajon shkelje të reja të ligjit”, theksoi Beqiroviq.

Kundër festimit të 9 janarit ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Sarajevë.

“Bëhet fjalë për refuzimin e të gjitha vlerave euroatlantike dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në ligje. Gjithashtu, vendimi i Dodikut për të shënuar Ditën e RS më 9 janar është i paligjshëm. Shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të BeH, e cila vendosi se kjo festë është jokushtetuese”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *