Feronit Shabani, a.k.a Fero, hip-hop artist, ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të martën, duke aluduar në trajtim jo të barabartë para ligjit.
Por, Fero ka përmendur Berat Buzhalën në lidhjen direkte në TikTok me personalitetin e njohur të kësaj platforme, Kozak Brace.
“Ankesa” e Feros
Fero u lirua nga paraburgimi të martën, pasi ishte arrestuar në korrik për shkak të një sulmi ndaj disa të rinjve në Gjilan, me pamjet nga sulmi që i publikoi ekskluzivisht Nacionale.
Pas publikimit të këtyre pamjeve, policia filloi hetimet dhe arrestoi Shabanin, derisa Gjykata i shqiptoi masën prej një muaji paraburgim.
Sidoqoftë, të martën i njëjti u lirua, dhe të mërkurën u kyç në një TikTok direkt me Bracen, ku zbuloi ndjenjat e tij rreth krejt ngjarjes.
“Qajo çka m’ka ndodhë mu, që jom futë n’burg, unë s’kom dalë me i ra njerit, a po kupton… përkundrazi, ti e di Kozak, nëse një njeri m’respekton mu, unë e respektoj dhjetë herë më shumë. Po, ‘të barabartë me ligjin’ [e thotë me ironi]”, thotë fillimisht ai.
“Pse s’po shkon me folë për ata njerëz që kanë vepra me vendim të rona, i majnë një muaj burg, e unë i maj një muaj burg për raport mjekësor.”
Tutje, ai pati edhe ca fjalë për gazetarin e Nacionales, Buzhala.
“Berat Buzhala. S’un t’ka bo as Hashim Thaçi t’famshëm, as Albin Kurti t’famshëm, unë sonte t’bona t’famshëm Berat Buzhala”, tha Fero paksa i nervozuar.