Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 26.02.2024, ka marrë vendim që t’i jap Ferizajit fitoren në tavolinë të cilën e humbi në fushë ndaj Ulpianës
Krejt kjo për shkak të aktivizimit të Enes Hajrullahut në fushë i cili s’kishte të drejt paraqitje.
“Lojtarit të KF ”Ulpiana 1926”, Enes Hajrullahu nr fanelle 15 dhe ID.014222M07. Motivi: është evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe është aktivizuar pa të drejtë loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj –Ulpiana 1926” thuhet në vendim.