Si pasojë e humbjes së vetëdijes nga përdorimi i alkoolit, shumë persona përfundojnë në telashe për shkak të veprimeve të pakontrolluara.
E një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Ferizaj.
Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku një patrullë e Policisë ka hasur në një rrahje mes dy personave në rrugën ‘Liman Reka’.
Dy të rinjtë të cilët ishin duke u rrahur mes vete janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Aty i janë nënshtruar edhe testit për alkool, ku kanë rezultuar në gjendje të dehur.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që dy të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.