Ferizaj, pamje nga vendi i ngjarjes ku vdiq njëra nga vajzat që ranë nga kati i 4-të

Mbrëmë në Ferizaj dy vajza kanë rënë nga lartësia e një ndërtese, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se vajza e cila ka vdekur ishte 15-vjeçare, ndërsa e lënduara 18-vjeçare.

“Me datën 21.01.2023 rreth  orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë.

Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *