Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të vetëvrasjes që ndodhi në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku një 19-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese në këtë pjesë të qytetit.
Burimet e Sinjalit nga QKUK-ja kanë bërë me dije se 19-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje është Benjamin Gonzales, shtetas amerikan.
I ndjeri për motive ende të panjohura vendosi t’i jap fund jetës derisa po qëndronte për pushime në Kosovë, pasi kishte ardhur për vizitë te vëllai i tij.
Ai është dërguar në Emergjencë pa shenja jete, përkundër ndihmës që ishte tentuar për t’i ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipa mjekësore e spitalit rajonal në Ferizaj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë kontaktuar me familjen e viktimës dhe të afërmit e tij, që kanë dhënë dëshmi se cili mund jetë shkaku i vdekjes së familjarit të tyre.