Ferizaj: Miqtë e rrahin në rrugë dhëndrin e bëjnë “llom”, për shkak se…

Mbrëmë pas mesnate një person ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Ferizajt, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vëllezërit e bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në rrugën ‘Xhemajl Kada’ ku dy të dyshuarit kanë takuar dhëndrin e tyre me veturën e tij, të cilin më pas e kanë ndalur e që më pas dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

I gjithë motivi që shtyu në sherrin mes familjarëve dyshohet të jetë kërcënimi që dhëndri i kishte bërë vjehrrit të tij, përkatësisht babait të të dyshuarve.

45-vjeçari për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e dhunës që përjetoi është dërguar në spital për tretman mjekësor e më pas rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitet policore kanë arrestuar dy personat e dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *