Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit shkurt janë raportuar 16 raste të dhunës në familje.
11 prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, 3 në Shtërpcë, 1 në Shtime dhe 1 në Han të Elezit.
Policia rajonale në Ferizaj ka bërë të ditur se në muajin shkurt të vitit 2023 ishin të raportuara 20 raste të dhunës në familje.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”