Fëmijët e shkollave të Prishtinës shkruajnë letra për ish-krerët e UÇK-së, do t’u dërgohen në Hagë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka publikuar disa letra të fëmijëve të shkollave të ndryshme fillore shkruar ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, shkruan Neutral.

Në postimin e saj, Musmurati ka bërë të ditur se këto letra do t’u dërgohen ish-krerëve.

Postimi i plotë:

Po i dërgojmë në Hagë letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës për ushtarët e UÇK-së 🎨🖌️

Pas ligjeratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, fëmijët bënë punime të ndryshme që i shpërndamë në OVL të UÇK-së. Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.

“Unë ende kam besim te njerëzimi sepse ende kam besim tek ju. Na keni treguar herë pas here se ne mund t’ju besojmë. Andaj, ju jeni heronjtë tanë!” thotë Erza, e cila ka lindur në vitin që është shpallë Pavarësia.

“Ndoshta sot je me thinja, por ne do të kujtojmë gjithmonë për zgjuarsinë, trimërinë dhe sakrificën që e ke bërë për fëmijët e Kosovës” thotë letra tjetër.

Shpresojmë që me këto letra do të mund të përçojmë mirënjohjen e thellë që e kemi për UÇK-në dhe vlerat e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *