Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e dominon opozitën në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se Kurti po i fiton të gjitha debatet dhe kritikon nivelin e përfaqësimit të opozitës.
Limaj thotë se i përcjell vazhdimisht paraqitjet e Kurtit, pasi ai është kryeministër i shtetit dhe duhet që të ketë analzië të asaj që bën ai.
Ai arrin që t’i fitojë me nëntekst debatet. Kurti kur del në Kuvend veç i palon” tha ai në Pressing.
Tutje Limaj tha se e kritikon vendimmarrjen e Kurtit. Sipas tij, Kurti është i mirë në fjalime dhe seminare, por kur vjen puna për të marrë vendime, ai është shumë i dobët.