Shumë nga ne rrallë i zgjedhim trenat si mënyrë e transportit për udhëtimet tona, kur zakonisht e preferojmë privatësinë e një veture dhe shpejtësinë komode të aeroplanit. Por nuk ka gjithmonë rëndësi destinacioni por udhëtimi.
Pavarësisht ritmit të shpejtë të jetëve tona këto kohë dhe stresit që të arrijmë në destinacionin tonë sa më shpejtë, ka diçka romantike dhe poetike në lidhje me udhëtimin me tren.
Pra çfarë do të ndodhte nëse ju mund t’i shihnit pamjet dhe bukuritë e dhjetëra vendeve në një udhëtim 21 ditor për 18,755 kilometra? Kjo për shkak se ky udhëtim supozohet të jetë më i gjati në botë që mund të bëhet me tren, nga Portugalia deri në Singapor, transmeton Telegrafi.
Kjo rrugë ishte kalkuluar nga entuziastët e trenave në Reddit me ndihmën e ekspertit të hekurudhave, Mark Smith, i cili e mban një ueb-sajt që ofron këshilla për udhëtime të gjata si këto, sajti quhet seat61.com, raporton traveller365.
Deri tani, një udhëtim i vazhdueshëm me tren në këtë rrugë do të përfundonte në Vietnam dhe do të zgjaste vetëm deri në 16,898 kilometra.
Bërja e një udhëtimi të tillë do të kushtonte ka një kosto prej afro 1,200 eurove. Fillimi i këtij udhëtimi monumental do të ju çojë juve në 13 vende të ndryshme, duke filluar nga Spanja, Polonia, Bjellorusia e deri në pjesën e udhëtimin në kontinentin aziatik në Mongoli, Tajlandë e Malajzi.
Por një udhëtim nuk mund të behet vetëm me një tren dhe pa ndonjë ndalesë. Sigurisht se do të ketë ndalesa për të kaluar natën kjo duke e përfshirë udhëtimin 21 ditor, dhe gjithashtu do të ju duhen disa udhëtime të shkurtra mes disa qyteteve dhe stacioneve të ndryshme të trenit.