Fansja i hedh reçipetat në skenë Xhensila Myrtezajt, shihni reagimin e saj

Jo vetëm meshkujve. Tashmë është bërë trend që vajzat të hedhin reçipetat e tyre drejt këngëtarëve të preferuar teksa ata performojnë në skenë.

Mirëpo së fundmi kjo gjë i ka ndodhur një këngëtareje, konkretisht Xhensila Myrtezajt.

Xhensila ka qenë duke performuar, teksa një fanse i ka hedhur reçipetat në një cep të skenës. Këngëtarja i ka marrë dhe i ka kthyer një përgjigje epike.

“Kujt i kanë humbur këto pash Zotin? Kaq shumë u ekzaltuat me këngën e re? Dëgjo, e para nuk janë masa ime, e dyta motër (se sigurisht vajzë do ketë qenë) ke ngatërruar adresë se ke gjithë këto çuna të bukur këtu sonte, mua e gjete të m’i hedhësh?”, është shprehur ajo, teksa i ka vendosur reçipetat sërish aty ku i mori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *