Fansi shet ajrin nga koncerti i Billie Eilish, kushton më shumë se 10.000$

Një fans i këngëtares me famë botërore, Billie Eilish ka nxjerrë në shitje ajrin nga një prej koncerteve të saj. Fansi nga Singapori zgjodhi të mbushte një qese të vogël plastike me ajër nga koncerti ku këndoi artistja amerikane.

Qesja e mbushur me ajër është publikuar si artikull për shitje në një faqe për blerje online në Singapor. Fansi që po shet ajrin e koncertit e cilëson këtë si “jashtëzakonisht të rrallë” dhe ka vendosur ta shesë për 10,805 dollarë.

Qesja me ajër mbahet në një enë hermetike për të parandaluar rrjedhjen. Fansi në përshkrimin e artikullit ka shkruar:

Isha në rreshtin e parë kur ajo këndoi me gjatë koncertit, dhe unë munda të merrja ajër prej saj me një qese plastike. Mund ta blini këtë nëse keni humburkoncertin! Ajri shumë i rrallë!

Shitësi bëri gjithashtu një përpjekje për të siguruar njëfarë besueshmërie duke postuar një foto të Eilish duke performuar në skenë në koncertin në Singapor më 21 gusht, përveç imazheve të artikullit për shitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *