Fansat i kundërvihen Selena Gomez! Ç’bëri këngëtarja që irritoi rrjetin?

Selena Gomez përdori kompaninë e saj të kozmetikës “Rare Beauty” për të dhënë ndihmën e saj për krizën humanitare në Gaza dhe njoftoi se marka do të bënte donacione për ata që kishin nevojë, megjithatë, fansat e saj nuk e pritën mirë këtë vendim të saj.

Marka deklaroi hapur se do të mbështesë banorët e Gazës duke shkruar: “Një numër i madh i këtyre viktimave janë fëmijë. Civilët palestinezë duhet të mbrohen, pikë.”

Megjithatë, kompania nuk mbajti vetëm një anë duke shprehur mështetjen e saj edhe për palën izraelite: “Ne mbetemi zemërthyer nga sulmi i tmerrshëm terrorist kundër civilëve të pafajshëm në Izrael më 7 tetor, shumë prej tyre edhe fëmijë. Nuk ka asnjë situatë ku sulmet ndaj civilëve janë të pranueshme.”

Rare Beauty shtoi: “ADN-ja e kompanisë sonë është e rrënjosur në gjithëpërfshirje. Kompania jonë është e larmishme dhe punëson individë nga prejardhje të ndryshme, duke përfshirë racën, besimin, seksualitetin, gjinin, identitetin dhe fenë.

Pas gjithçkaje që shpjegoi kompania, kishte ndjekës që ishin të të njëjtit mendim duke u shprehur se: “Ky postim është kaq i ngatërruar. Është sikur të kujdesesh për shëndetin tënd mendor, por të lejohet të jesh i shëndetshëm mendërisht vetëm nëse je palestinez!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *