Bedri Rexhepi u varros sot në varrezat e qytetit në Shtime. Familjarë dhe miq të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit me lot në sy.
Familjarë kanë hapur dyert për pritjen e ngushëllimeve.
Rexhepi, i cili pas një viti që ishte raportuar i zhdukur u gjetë i vrarë në një mal në Novobërd.
Rexhepi dyshohet se është vrarë për shkak të një shumë prej 30 mijë eurosh, nga tashmë të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vallasaliu.
Ndaj tyre është ngritur aktakuza, pasi më 30 shtator Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë më policinë dhe organet tjera ka gjetur mbetjet mortore të dekompozuara, e që u konstatua se i përkasin Rexhepit. /Insajderi