Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.
Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.
Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por, ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.
Përgjigja është: stresi. Ekspertët thonë se stresi është një nga shumë faktorët që nxit thinjen e flokut.
Një studim i publikuar në revistën Nature, të cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegon se stresi nxit në organizëm mekanizmin “ lufto ose mbathja” që nëse mbetet aktiv shkakton shumë probleme në organizëm.
Kur njeriu është i stresuar, në organizmin e tij vërehet një prani e lartë e kortizolit por edhe disa ndryshime në sistemin nervor simpatetik
Ky sistem përbëhet nga shumë nerva të cilat lidhen gjithashtu me çdo fije floku.
Substancat që çlirohen në trup si pasojë e stresit shuan aftësinë rigjeneruese të pigmentimit duke zhveshur flokun nga ngjyra natyrale.
Megjithatë, stresi nuk është i vetmi faktor që nxit thinjen e flokut.
Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve:
Problemet në ushqyerje
Faktori gjenetik
Ndotja mjedisore
Duhani
Gjendra Tiroide