Fajon për sigurinë në Kosovë: Jemi të shqetësuar, të nisin negociatat për planin franko-gjerman

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut.

Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit  të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë.  Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje. Të fillojnë negociatat,  që të flasin në lidhje me propozimin e sponzorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sllovenia është mike e Kosovës. Unë e njoh Kosovën dhe Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për integrim.”,ka thënë Fajon.

Kryediplomatja sllovene gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me presidenten  e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Gluak Konjfucën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *