Temepraturat e larta e kanë përfshirë kontinentin e vjetër.
Zjarre të shumta janë regjistruar ditëve të fundit në vendet më të mëdha, kryesisht në frontin perëndimor e atë jugor.
Zjarret në Francën jugperëndimore kanë detyruar evakuimin e rreth 14,000 njerëzve, ndërkohë që në Spanjë zjarrfikësit të mbështetur nga brigadat e urgjencës së forcave të armatosura po përpiqen të shuajnë mbi 30 zjarre që janë duke djegur pyjet në të gjithë vendin.
Temperatura të tilla, të riskut të lartë, do të mbretërojnë edhe javën e ardhshme, paralajmërimeve nga hidrometeorologjitë evropiane.
Vendi ynë poashtu pritet të jetë nën ndikimin e këtyre temperaturave, nëse mund t’i apostrofojmë si të mbinormales.
Duke u thirrur në “Prishtina Weather”, sajt i specializuar për parashikim, ky mot do të jetë përgjatë gjithë javës së tretë të muajit korrik.
“Temperaturat në rritje graduale, minimalet zbresin deri në 10C të martën, e më pas në rritje në 15C. Maksimalet nga 28 e 29C në fillim të javës, rriten deri në 34C e 35C të enjten dhe premte. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale”, thuhet mes tjerash në një postim të sajtit gjegjës.