Disa ditë më parë Evi Reci dhe Kledi Hysa konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre, teksa u shfaqën për herë të parë si çift në syrin e publikut.
Së fundmi Evi ka folur për herë të parë rreth asaj që e ka tërhequr fillimisht tek partneri i saj dhe që e bëri të niste historinë me të.
E ftuar në eventin e lancimit të albumit të artistes Kejsi Tola, moderatorja dha një intervistë të shkutër, ku ndër të tjera zbuloi këto detaje për partnerin e saj:
“(Tek Kledi) Më tërhoqi fakti që ka një mentalitet shumë të hapur, edhe është shumë pozitiv, nuk ka korniza në mendjen e tij. Nuk është xheloz. Unë jam. Nuk jemi xheloz për njëri-tjetrin, por në doza të vogla jam unë”.