Europa në Tiranë, Berisha dhe Meta në rrugë

Ndërkohë që liderët e BE-së ndodhen në Tiranë duke e kthyer kryeqendrën e Shqipërisë në kryeqytetin e Europës për 24 orë, opozita ka filluar protestën e saj të parajmëruar disa metra larg kryeministrisë.

Siç duket edhe nga fotot, mbështetësit e opozitës janë mbledhur në zonën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit, përballë ish-Hotel Dajtit.

Një pjesë e tyre janë duke thirrur “Rama ik!”, ndërsa pritet që gjatë minutave në vijim protestës t’i bashkohen edhe Sali Berisha dhe Meta.

Gjatë samitit të sotëm të vendeve të BE-së me shtetet e Ballkanit pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, ku njëra prej tyre lidhet me uljen e tarifave të Roamingut për qytetarët e këtij rajoni kur përdorin celularët në shtetet e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *