Eurodeputeti, Thijs Reuten ka komentuar bisedimet e zhvilluara mes Kosovës dhe Serbisë këtë të shtunë në Ohër.
Ai u shpreh se është për keqardhje se si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje, raporton Zeri.info.
Reuteni ka thënë se në këtë situatë është mirë të krijohet një detyrim për Serbinë.
Këtë qëndrim e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera shkroi “Ndonëse më pak thelbësore nga sa pritej, marrëveshja për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë mund të përfaqësojë një rrugë përpara.Presidenti i Serbisë për keqardhje refuzoi të nënshkruajë. Duhet të sigurohet natyra detyruese”. /Zëri/