Ka eskaluar situata në seancën e Kuvendit të Shqipërisë ku pritet të votohet rezoluta kundër raportit të Martyt.
Debati mes Sali Berishës dhe kryeministrit, Edi Rama gati eskaloi në përleshje fizike, shkruan Neutral.al
Sali Berisha i ka shkuar Ramës shumë pranë vendit ku ai ulet dhe e ka quajtur të pafytyrë.
Ky reagim ka ardhur pas disa akuzave që Rama i ka bërë Berishës në lidhje me luftën në Kosovë./Neutral.al/