Kryetari i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka bërë betimin e tij si kryetar.
Atiq tha se do ta kryejë detyrën e tij me përgjegjësi dhe përkushtim.
Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.
Para betimit të kryetarëve të rinj kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat përmes një deklarate u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin.