Epo këtë anë kaq të ndjeshme Getoarit vetëm Marget mund t’ia nxirrte në pah!

Marget, vajza e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës sot feston ditëlindjen e parë. Nëse mendoni se dedikimin më të bukur në rrjetet sociale ia ka bërë moderatorja, gaboheni. Ka qenë reperi ai i cili i ka kushtuar fjalët më të bukura vajzës së tij.

“Jeta e babait, kur erdhe në jetë ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tënde engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jetë, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me të gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jetë gjithmonë këtu për ty bija ime! Gëzuar ditelindjen e paç jetë të gjatë e të lumtur, Engjëlli im!”

Foto në linkun më poshtë.

https://www.instagram.com/p/ClWB2qgIkuP/?igshid=MWI4MTIyMDE=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *