Ende nuk është arrestuar i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK

Ende nuk është arrestuar i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë para oborrit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sokol Halili vazhdon të jetë në arrati edhe katër orë pas vrasjes makabre të ish gruas së tij, e cila ishte shtatzënë.

Indeksonline ka pyetur në Policinë e Kosovës nëse është arrestuar i njëjti, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Vrasja ka ndodhur para Klinikës e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *