“Ende me këso filma a” komentuesit ‘gozhdojnë’ VV-në pas videos skandaloze

Një video skandaloze e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar komente të shumta negative.

Përmes rrjetit social “Facebook”, VV postoi një video ku “goditi” në mënyrë bizare figura politike që tashmë nuk janë në politikë, siç është rasti me ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, Isa Mustafën e të tjerë me të cilët edhe kishin bashkëpunuar në opozitë e bashkëqeverisur në pozitë.

Megjithatë, në po të njëjtin postim janë parë qindra komente kundër partisë që ka më shumë se gjysmën e votave në parlament.

“Dështimin në qeverisje nuk mund ta mbuloni me demagogji”, tha njëri prej komentuesve.

Dikush tjetër pandeh se zgjedhjet janë afër, pasi këtë video e cilësoi si fushatë.

“Më të poshtër e më të zi se ju s’ka, atë që u ndërtua për 20 vjet po e shkatërroni për dy vjet”, tha një tjetër qytetar.

Secili prej tyre janë realë, gjë këtë që mund ta dëshmojmë, por që emrat e tyre janë fshehur për shkaqe etike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *